Matricë e Analizës së Interesit Kombëtar

Matrica e Analizës së Interesit Kombëtar është instrumenti metodologjik që lejon vlerësimin e çdo vendimi publik në raport me strukturën vertikale të interesit kombëtar.

Ajo bazohet në parimin se çdo vendim prodhon pasoja që mund të prekin nivele të ndryshme të strukturës së interesit kombëtar.

Për këtë arsye, analiza nuk kufizohet në përfitimin e menjëhershëm politik apo ekonomik, por shqyrton ndikimin e vendimit në të gjithë arkitekturën e shtatë niveleve.

Procesi i analizës ndjek katër hapa të thjeshtë:

1. Identifikohet vendimi, veprimi, fakti, ngjarja apo zhvillimi që analizohet.

2. Përcaktohet pasoja reale që ai prodhon.

3. Vendoset në cilin nivel të rendit vertikal prek kjo pasojë.

4. Vlerësohet nëse krijohet zinxhir cenimi në nivelet e tjera të strukturës.

Në këtë mënyrë, matrica e analizës shndërrohet në një mjet që ndihmon në dallimin mes vendimeve të korrigjueshme dhe atyre që prodhojnë dëme strukturore për interesin kombëtar.

Saktësia e vlerësimit është gjithmonë në përpjestim të drejtë me saktësinë e informacionit që kalon përmes matricës. Pra matrica është e saktë aq sa është saktësia e informacionit që jepet.

Matrica e plotë e analizës së interesit kombëtar mund të konsultohet në dokumentin e mëposhtëm:

https://drive.google.com/file/d/1n22EAeT1yQI7t-jSehLe–EygrAUi9AA/view?usp=drivesdk